-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muller rikthehet përkohësisht te Bayern, në pritje të transferimit në MLS

Kryesoret

Thomas Muller, legjenda e Bayern Munich dhe futbollit gjerman, është stërvitur sërish me klubin bavarez, ndonëse në mënyrë të përkohshme dhe simbolike.

34-vjeçari, që në qershor mbylli një karrierë 15-vjeçare me Bayernin, është në pritje të zyrtarizimit të kalimit të tij në MLS, me Vancouver Whitecaps si destinacion më të mundshëm.

Në njoftimin zyrtar, Bayern Munich konfirmoi praninë e Muller në seancat stërvitore në ‘Säbener Straße’, ku po ruan formën fizike përpara nisjes së aventurës së re në Amerikën e Veriut.

Lidhja e tij me klubin mbetet e fortë, edhe pas përfundimit të kontratës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit