Në Gjykatën e Vlorës po zhvillohet sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar në lidhje me rastin e Flodian Plakut, i cili u kap së fundmi në një hotel në Orikum.
Të arrestuarit janë Albano Lapshi, i cili dyshohet se i siguronte ushqim Plakut gjatë fshehjes Armando Dano berber nga Shkodra, Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku, si dhe Julian Aliaj, i cili u gjet me armë zjarri dhe ka precedentë penalë për trafik droge.
Prokuroria i ka akuzuar ata për ndihmë në fshehjen e një personi në kërkim dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa pret vendimin e gjykatës për masën e sigurisë ndaj tyre.
Flodian Plaku konsiderohet një prej personave më të kërkuar nga policia dhe akuzohet për disa vepra penale të rënda.