Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Avichay Adraee u ka bërë thirrje banorëve palestinezë që jetojnë në lagjet al-Daraj dhe al-Tuffah, në qytetin e vjetër të Gazës, që të evakuohen menjëherë.
Adraee me anë të një postimi në platformën X deklaroi se “IDF vazhdon të veprojë me forcë të madhe kudo që kryhet aktivitet terrorist dhe raketa hidhen drejt Izraelit.”
Gjithashtu banorëve u rekomandohet të zhvendosen në qytetin bregdetar al-Mawasi, të shpallur nga Izraeli si “zonë e sigurt”.
Në këtë zonë janë strehuar rreth 500 mijë palestinezë, në kushte tejet të vështira dhe të mbipopulluara.