Mbi 10 mijë hotele evropiane i janë bashkuar një padie kolektive kundër Booking.com, duke kërkuar dëmshpërblim për humbjet nga klauzolat e ashtuquajtura “çmimi më i mirë”, të cilat i pengonin të ofronin çmime më të ulëta jashtë platformës.
Padia mbështetet nga 30 shoqata kombëtare hotelierësh dhe ka si bazë vendimin e Gjykatës Evropiane që i shpalli këto klauzola të paligjshme më 19 shtator 2024.
Procesi pritet të zhvillohet në gjykatën e Amsterdamit, ndërsa Booking.com deklaron se nuk është njoftuar zyrtarisht për çështjen.
/5pyetjet.al