-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta nga qelia: Ndërprerja e News24, një akt kriminal ndaj fjalës së lirë

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia lidhur me ndërhyrjen policore në ambientet e televizionit informativ News24 dhe ndërprerjen e sinjalit të tij.

Meta e cilëson këtë një “akt kriminal” ndaj fjalës së lirë dhe një goditje të rrezikshme ndaj medias së pavarur në vend. Ai shpreh solidaritet me gazetarët, që sipas tij sot janë më të rrezikuar se kurrë për vendin e punës dhe lirinë profesionale.

“Ndërprerja e dhunshme e sinjalit të News24 është një tjetër veprim i rrezikshëm i regjimit represiv të Ramës. Ky akt terrori ndaj medias së pavarur tregon qartë frikën e pushtetit nga informacioni i paanshëm,” shkruan Meta.

Ai i bën thirrje organizatave ndërkombëtare të reagojnë ndaj këtij akti që, sipas tij, e çon vendin mbrapa në kohë.

Ndërkohë, News24 ka ndërprerë transmetimin që prej mëngjesit të 9 gushtit. Avokatura e Shtetit ka sqaruar se ndërhyrja në ambientet e “Fokus Media News” është bërë në zbatim të një vendimi gjyqësor për lirimin e një prone shtetërore pranë ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit