Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit pranë ambienteve të News24.
Ajo e cilëson këtë veprim si një akt dhune dhe presioni që i përket vetëm regjimeve autokratike.
Sipas saj, rrethimi i medias nuk është vetëm një sulm ndaj News24, por ndaj vetë demokracisë dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.
Tabaku thekson se një vend që aspiron anëtarësimin në BE nuk mund të trajtojë median në këtë mënyrë dhe paralajmëron se nesër mund të jetë çdo zë i lirë që do të ketë fatin të përballet me këtë lloj presioni.