-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fluks udhëtarësh në Kakavijë, policia kufitare: Po punojmë për të shmangur radhët kilometrike

Kryesoret

Ditën e sotme një fluks i lartë udhëtarësh është paraqitur në pikën kufitare në Kakavijë.

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat për përballimin e këtij fluksi dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet homologe greke. Gjithashtu ka shtuar numrin e sporteleve në funksion të përshpejtimit të procedurave.

Në hyrje të Shqipërisë po punohet me 5 sportele, ndërsa në dalje me 2 sportele. Nga pala greke po funksionojnë 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje.

Ndërkohë gjatë intervalit kohor 08:00 – 16:00, përmes pikës kufitare Kakavijë kanë hyrë dhe dalë 5482 persona dhe 2090 automjete.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër siguron qytetarët se po bashkëpunohet ngushtë me palën greke për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit