Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në rrjetet sociale njoftoi se qytetarët kanë mundësinë të përdorin platformën e-Albania për të bërë denoncime ndaj ndërtimeve pa leje dhe shkeljeve të tjera.
Ai paralajmëroi se çdo institucion që nuk përgjigjet brenda 24 orëve do të denoncohet për papërgjegjësi.
Rama po ashtu tha se do të reformohet struktura e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në bashki, duke hequr drejtuesit aktualë dhe duke vendosur masa strikte ndaj shkelësve.
“Keni një platformë të cilën e keni në e-Albania, ku atje mund të punojmë dhe të bashkëpunojmë. Në3 rastet se brenda 24 orëve nuk ka reagim atëherë keni të drejtën që të denonconi edhe institucionet përkatëse për papërgjegjësi. IMT e bashkive do të reformohet do të ndryshojë struktura. Nuk do të jetë më drejto i IMT-je dhe kjo as që diskutohet. Më e rëndësishmja është një adresë ku robi përcillet me prova dhe fakte dhe jo nga Facebook. Kush do të ndërtojë një metër katror të paligjshëm, nuk do e gëzojë dot, ose do e marrë shteti ose do hidhet në tokë, kjo duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë”, tha Rama