Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo i ka propozuar partneres së tij, Georgina Rodriguez. Lajmin e bëri publike Georgina Rodriguez përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me fansat një foto të unazës së fejesës.
“Po, pranoj! Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia.”, shkruan ajo.
Ronaldo dhe Georgina kanë dy vajza së bashku: Alana, 7 vjeçe dhe Bella, 3 vjeçe (ndërsa binjaku i Bella-s, Angel, fatkeqësisht vdiq gjatë lindjes).
Georgina gjithashtu ka ndihmuar në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të Ronaldos: Cristiano Jr., 15 vjeç, si dhe Mateo dhe Eva Maria, të dy 8 vjeç.