-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta kërkon lirinë, GJKKO cakton seancën më 13 gusht

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit do të shqyrtojë më 13 gusht, në orën 10:00, kërkesën e Ilir Metës për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Erjon Çela, pas shpalljes së moskompetencës nga gjyqtari Erjon Bani në seancën e kaluar.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, kishte kërkuar që çështja të shqyrtohej nga gjyqtari që kishte ndjekur më parë dosjen në fazën e hetimeve.

Meta kërkon lirinë, duke argumentuar se nuk ekziston më rreziku për prishje provash, pasi hetimet janë mbyllur dhe dosja është dërguar për gjykim.

Ish-Presidenti ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me çështjet e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit