Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektin e ri të modernizimit të infrastrukturës ushtarake, i cili synon të transformojë tërësisht Forcat e Armatosura të Shqipërisë sipas standardeve të NATO-s.
Në qendër të këtij transformimi është kampusi i ri shumëfunksional i Akademisë së Forcave të Armatosura, i projektuar nga studioja e njohur “Bofill Taller de Arquitectura”.
Kampusi përfshin hapësira akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, duke sjellë një model bashkëkohor për edukimin ushtarak.
Rama theksoi rëndësinë e investimit në kapitalin njerëzor dhe bëri të ditur se për këtë vit ka pasur 1.634 aplikime për programet Bachelor të Akademisë, një tregues i rritjes së interesit tek të rinjtë për t’u bërë pjesë e ushtrisë shqiptare.