Në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 vatra zjarri, ku 4 prej tyre janë më problematike.
Në vatrat e zjarrit në Arbanë, Selitë, Zall Herr mes reparteve dhe në Brar, pranë Shkallës së Tujanit është ndërhyrë edhe nga ajri. Ndërkohë vatra aktive është në zall Herr, ndërsa tjerat janë drejt normalizimit.
Gjithashtu policia ka proceduar 2 persona, mes tyre një 32-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, të cilat janë gjetur pranë vatrave të zjarrit. Për ta ka nisur hetim jo për zjarrvënie të qëllimshme, por nga pakujdesia.