Presidenti Bajram Begaj shprehu shqetësim të thellë për situatën kritike të zjarreve në vend dhe bëri thirrje për ndërgjegjësim maksimal nga qytetarët.
“Me shqetësim të thellë po ndjek situatën kritike të shkaktuar nga zjarret, me të cilat po përballet vendi ynë. Në këto momente sfiduese dua të bëj thirrje për ndërgjegjësim maksimal nga secili prej nesh, duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi.”
Presidenti falënderoi efektivët dhe Forcat e Armatosura që po punojnë për të mbrojtur jetën dhe pronat, si dhe ndihmën ndërkombëtare me helikopterë dhe pajisje speciale.
Ai bëri apel të veçantë për banorët e Gramshit dhe Skënderbegasit që të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencës në këtë situatë të vështirë.