Për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret që po përhapen me shpejtësi në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë po vijojnë me evakuimin e banorëve nga banesat.
Ministria e Mbrojtjes njofton se terreni i vështirë dhe flakët e fuqishme po paraqesin sfida të mëdha për ekipet e shpëtimit, të cilat janë duke bërë përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve në zonë.
Në të njëjtën kohë, banorët e Skënderbegasit janë urdhëruar të largohen menjëherë nga banesat e tyre për shkak të përhapjes së zjarreve dhe të bashkëpunojnë ngushtësisht me autoritetet për evakuimin e sigurt.
Ministria e Mbrojtjes apelon për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga banorët, në ndihmë të punës së ekipeve të emergjencës.









