Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një artikull të revistës së njohur të udhëtimeve “Wanderlust” që përshkruan Shqipërinë në një tjetër dritë, përtej plazheve dhe detit.
Rama shkruan se revista zbulon një Shqipëri të thellë, me përvoja nga natyra e egër, qytetet historike, zonat e mbrojtura, jetën baritore dhe ritualin e kafesë turke, ku koha duket se ka ngadalësuar për të treguar shijet dhe ndjesitë e vërteta të vendit.