Universiteti i Sporteve do të përfitojë një pistë të re atletike dhe fushë futbolli, investim ky i rëndësishëm për studentët dhe komunitetin sportiv.
“Ky investim është ndër më të rëndësishmit që po bëjmë për Universitetin e Sporteve, që do t’i shërbejë jo vetëm studentëve, por edhe përgatitjes së sportistëve elitarë dhe brezave të rinj.”
Punimet pritet të përfundojnë në fund të vitit, ndërsa vitin tjetër do të vijojnë investimet për standarde më të mira në të gjitha disiplinat, duke përfshirë edhe mbështetjen e kërkimit shkencor përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
Manastirliu theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit të stafit pedagogjik në zhvillimin e projekteve shkencore me financim.