-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata alarmante në Kurorën e Dardhës/ Digjen 50 hektarë pyje, evakuohen banorë

Kryesoret

Zjarret nuk ndalen. Vetëm në ekonominë pyjore të Kurorës së Dardhës janë aktive rreth 30 vatra, duke përfshirë afro 50 hektarë pyje me pisha dhe bredha.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen masive të flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen nga toka.

Në terren janë angazhuar forcat pyjore të bashkisë Fushë-Arrëz, trupa të ushtrisë dhe shërbimet pyjore të Fushë-Arrëzit, Pukës dhe Kukësit, por situata mbetet kritike.

Zjarret kanë bllokuar rrugën kombëtare Fushë-Arrëz – Bajram Curri dhe kanë vënë në rrezik linjat e tensionit të lartë në Tropojë, si dhe rrugën Tropojë – Qafë Mali – Fushë-Arrëz.

Banorët e fshatrave Xath dhe Flet janë evakuuar për shkak të afërsisë së flakëve me linjat e energjisë që lidhin hidrocentralin e Fierzës me nënstacionin e Fushë-Arrëzit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit