Në Delvinë, zjarri që po përhapet me shpejtësi ka arritur pranë spitalit të qytetit, duke krijuar një situatë shumë të rrezikshme.
Autoritetet kanë vënë alarmin dhe e kanë cilësuar gjendjen si kritike.
Për të shmangur çdo tragjedi, është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit nga spitali, një masë e domosdoshme për të parandaluar ndonjë shpërthim të mundshëm.
Operacioni po kryhet nga stafi i spitalit, i cili është në gatishmëri maksimale dhe po monitoron situatën në çdo moment.
Zona përreth spitalit është vënë nën masa sigurie të rrepta, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi.
Situata mbetet kritike dhe autoritetet janë duke punuar për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e qytetarëve.









