Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurimit dhe ka lënë në fuqi arrestin në burg.
Prokurori i çështjes, Arben Kraja, ka argumentuar se nëse Meta lirohet, mund të ketë rrezik për intimidimin e dëshmitarëve.
Avokatët e Metës kërkuan një masë më të butë, si bllokimi i pasaportës, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezik për arratisje.
Sipas mbrojtjes, historia e tij si ish-President dhe lider i Partisë Lirisë duhet të merret parasysh në vlerësimin e masës.
/5pyetjet.al