-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thatësira dhe vapë ekstreme shkaktojnë vdekjen e bagëtive në Serbinë juglindore

Kryesoret

Në Serbinë juglindore, një thatësirë e zgjatur dhe vapë përvëluese po i shkakton dëme të mëdha fshatarëve dhe bagëtive.

Mungesa e reshjeve që nga mesi i majit ka sjellë mungesë uji, zjarre dhe ndërprerje të bujqësisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Në zonën e Suva Planina, bariu Ljubisa Petkoviç tregon se burimet e ujit janë tharë më herët se zakonisht këtë vit.

Ai ka thënë se kafshët, si lopët dhe kuajt, po vuanin nga etja dhe kanë filluar të ngordhin, pasi nuk ka asnjë pikë uji. Mbi 1,000 lopë dhe kuaj po lëvizin rreth disa burimeve të thata, duke kërkuar ujë nga pellgjet.

Temperaturat e larta kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, dhe disa zjarre kanë shpërthyer në rajon.

Thatësira dhe vapë ekstreme shkaktojnë vdekjen e bagëtive në Serbinë juglindore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit