Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, e cilëson më të vështirë ndeshjen e kthimit ndaj Hajduk Split, për shkak të disavantazhit 2-1 nga sfida e parë.
Ai kërkon ekuilibër dhe besim nga skuadra, duke theksuar se Dinamo nuk do të dorëzohet dhe do të luftojë për të realizuar ëndrrën e saj.
“Goli mund të vijë edhe në fund, rëndësi ka të jemi bllok si ekip,” u shpreh Daja.
Përballja vendimtare zhvillohet sot në ‘Air Albania’, në orën 20:45, me synimin për të kaluar në fazën play-off të Conference League.