Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën me zjarret në vend, duke e cilësuar ditën e sotme si një tjetër ditë me gatishmëri të lartë, megjithëse situata është më e stabilizuar krahasuar me ditët e kaluara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se përmirësimi ka ardhur falë përpjekjeve dhe sakrificave të ekipeve në terren, por paralajmëron se rreziku nuk ka kaluar dhe situata mund të përkeqësohet në çdo moment.
Ai nuk kurseu edhe një mesazh kritik ndaj atyre që, sipas tij, merren me “propagandë mediatike”, ndërsa i uroi qytetarëve një ditë të qetë.