Valë e fortë nxehtësie dhe zjarresh po përfshin Mesdheun, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima. Përveç Shqipërisë dhe Ballkanit, edhe Gadishulli Iberik po vuan rëndë, sidomos Spanja, ku zjarrfikësit luftojnë me 14 fronte aktive.
Kushtet e pafavorshme, me të nxehtin afrikan të quajtur “ferri saharian”, kanë shkaktuar deri tani 7 viktima dhe mbi 1.5 milionë hektarë tokë, pyje dhe bimësi të djegura.
Në Galicia janë mbyllur autostrada dhe linja treni për shkak të zjarrit.
Meteorologjia spanjolle paralajmëron temperatura deri në 40 gradë dhe rrezik ekstrem për zjarre të reja.
Kryeministri Pedro Sánchez e konsideron situatën si shumë të rëndë.
Shqipëria dhe vendet e tjera të Evropës Jugore po përballen me flakët në një nga verat më të këqija të zjarreve në 20 vitet e fundit.