Donald Trump deklaroi nga avioni presidencial se angazhimi i tij për të ndalur luftën në Ukrainë nuk ka të bëjë me interesa personale.
Gjatë udhëtimit drejt Alaskës, ku pritet të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin, Trump u shpreh për mediat se nuk po e bën këtë për veten, por për të shpëtuar jetë njerëzish.
“Do të doja të përqendrohesha te vendi ynë, por kjo çështje është më e madhe se kaq,” tha ai.
Ai paralajmëroi se nëse Putin nuk bie dakord për ndalimin e luftës, Rusia do të përballet me pasoja serioze ekonomike.