Pirro Vëngu njofton se dëmet e shkaktuara nga zjarret do të inventarizohen dhe kompensohen në çdo bashki të prekur, përmes një procedure të veçantë.
Grupi i Konstatimit i ngritur nga kryetari i bashkisë do të evidentojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore dhe objekte social-kulturore.
Pas vlerësimit financiar, bashkitë do të përgatisin listat dhe dokumentacionin përkatës, dhe kompensimi do të kryhet nga fondet e bashkisë përmes fondit për mbrojtjen civile.









