Pesë persona janë arrestuar në Berat pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të kanabisit. Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia janë gjetur dhe shkatërruar 122 bimë narkotike në fshatin Jaupas.
Të arrestuarit janë Markos Qama, Serxho Hodo, Altin Zajmi, Emiljano Kapllani dhe Sulejman Çelo. Ndërkaq, kryetari i fshatit Jaupas po hetohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe armë zjarri dhe eksplozivë të dyshuar. Operacioni përfshiu 15 kontrolle në zona të ndryshme dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë.