Drejtoria e Rezervave të Shtetit ka shpërndarë 11 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive në Gramsh dhe 38 ton të tjerë në Delvinë dhe Himarë, për të mbështetur blegtorët e zonave të prekura nga zjarret.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se kjo masë është marrë për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit për bagëtitë, pas dëmeve të shkaktuara nga flakët.
Vengu theksoi se ky është një veprim urgjent për të përballuar pasojat e zjarreve dhe për të mbështetur blegtorët në një periudhë të vështirë.