-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë kërkon dhe ofron Putini për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë?

Kryesoret

Rusia pretendon të gjithë rajonin e Donbasit  – i cili përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore – dhe kërkon që Kievi të tërheqë forcat e tij nga zonat e Donbasit që aktualisht nuk janë nën kontrollin e trupave të Moskës, sipas një propozimi të diskutuar gjatë takimit të Presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij amerikan Donald Trump në një samit në Alaska.

Në këmbim, forcat ruse do të tërhiqeshin nga territori i pushtuar në rajonet verilindore të Sumit dhe Kharkivit dhe do të “ngrinin” frontet në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhias. Plani i propozimit të Putinit u zbulua një ditë pas samitit në Alaska, takimi i parë midis udhëheqësve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  do të udhëtojë për në Uashington të hënën për të diskutuar me Trump një zgjidhje të mundshme të konfliktit, i cili shpërtheu pasi trupat ruse pushtuan Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Edhe pse samiti në Alaska nuk solli armëpushimin që ai dëshironte, Trump tha në një intervistë me Sean Hannity të Fox News se kishte diskutuar me Putinin lëshimet territoriale dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën, duke vënë në dukje se ata “ranë dakord për shumë gjëra”. “Mendoj se jemi shumë afër një marrëveshjeje”, tha presidenti amerikan, duke theksuar se “Ukraina duhet të bjerë dakord” me planin. “Ata mund të thonë ‘jo'”, shtoi ai.

Trump informoi Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë të shtunën rreth bisedës së tij me Putinin në Alaska. Nuk ishte e qartë nëse propozimi i Putinit përfaqësonte një pikënisje për negociatat e ardhshme apo një ofertë përfundimtare që Moska e konsideron të panegociueshme.

Propozimi i Putinit përjashton një armëpushim derisa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, duke bllokuar një nga kërkesat kryesore të Zelensky-t, vendi i të cilit goditet çdo ditë nga raketat balistike dhe dronë.

Sipas planit rus, Kievi do të tërhiqte të gjitha forcat e tij nga rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut në këmbim të një “ngrirjeje” të fronteve në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhias. Qeveria e Zelensky-t ka hedhur poshtë tashmë çdo lëshim territori – përfshirë Donetskun, të cilin Kievi e sheh si “çelës” për të penguar sulmet ruse më thellë në territorin ukrainas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit