Klubi italian i Bolonjës është në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.
Sipas “Il Resto del Carlino”, palët po diskutojnë për çështjet financiare, ku Interi kërkon të paktën 16 milionë euro, ndërsa Bolonja ofron rreth 12-13 milionë euro plus një interes për rishitje në të ardhmen.
Në pritje është edhe marrëveshja për pagën e lojtarit.
Një takim i rëndësishëm pritet të zhvillohet sot për të vendosur përfundimisht fatin e Asllanit.









