-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Influencerët kanadezë humbin jetën në aksident malor

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada, ku dy influencerë të njohur, Stacey Tourout dhe Matthew Yeomans, të dy 31-vjeçarë, humbën jetën pas një aksidenti me makinë pranë liqenit Trout në Kolumbinë Britanike.

Mjeti i tyre u rrëzua nga një shkëmb dhe për fat të keq, ata nuk mundën t’i mbijetonin plagëve.

Stacey dhe Matthew ishin bërë të njohur për udhëtimet dhe aventurat që ndanin në rrjetet sociale, ku më ambiciozi ishte projekti i tyre për të udhëtuar përgjatë rrugës Panamerikane me një Toyota Chinook.

Ngjarja ndodhi më 7 gusht dhe pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, ata humbën jetën.

Familjarët dhe ndjekësit e tyre janë thellësisht të tronditur nga kjo humbje, ndërsa Stacey dhe Matthew mbeten një frymëzim për shumë njerëz për mënyrën e tyre të jetesës dhe pasionin për eksplorimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit