Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Uashington për të marrë pjesë në bisedimet diplomatike që synojnë arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.
Vizita e Macron vjen në një moment kritik për përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa përshkallëzimi i fundit i luftimeve ka shtuar presionin mbi liderët perëndimorë për të gjetur një zgjidhje.
Bashkë me presidentin amerikan Donald Trump dhe liderë të tjerë europianë, Macron do të marrë pjesë në një sërë takimesh të nivelit të lartë, ku pritet të diskutohet për mundësinë e hapjes së kanaleve të reja diplomatike me Moskën, si dhe për garancitë e sigurisë për Kievin në rast të një marrëveshjeje armëpushimi.