-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Kam ndaluar 6 luftëra në 6 muaj, por ekspertët hedhin dyshime

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të përsërisë pretendimin se gjatë mandatit të tij ka ndaluar gjashtë konflikte ushtarake brenda vetëm gjashtë muajve.

Sipas tij, ndër këto konflikte përfshihen përplasjet mes Izraelit dhe Iranit, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, si dhe rajone të tjera në Afrikë dhe Kaukaz.

Megjithatë, ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se roli i Trump në këto raste është shpesh i ekzagjeruar ose simbolik, dhe disa nga konfliktet nuk kanë patur përshkallëzim të drejtpërdrejtë gjatë asaj periudhe.

Për disa çështje, si Indinë dhe Pakistanin, autoritetet përkatëse kanë mohuar ndërhyrjen e SHBA-ve.

Ndërkohë, disa marrëveshje që lidhen me Kongo-Ruandë dhe Armeni-Azerbajxhan janë nisur para presidencës së Trumpit dhe nuk konsiderohen të qëndrueshme.

Në përgjithësi, pretendohet se ndalimi i këtyre luftërave është më shumë një mesazh politik sesa një realitet i plotë diplomatik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit