Policia ka ndaluar një 61-vjeçar, i cili tentoi të kontrabandonte një sasi nafte të fshehur në një depozitë rezervë të automjetit, në Pikën e Kalimit Kufitar të Goricës.
Desmon Xhialli, banues në fshatin Belortë, u arrestua në flagrancë për akuzën e kontrabandës së mallrave me akcizë.
Gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi nafte pa dokumentacionin përkatës, ndërsa mjeti dhe lënda djegëse u sekuestruan nga Policia Kufitare.
Çështja është referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.