Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër presidentin francez Emmanuel Macron për vendimin për të njohur një shtet palestinez, duke e cilësuar si një veprim që “shton benzinë në zjarrin antisemit” dhe “shpërblen terrorin e Hamasit”.
Në një letër drejtuar Macronit, Netanyahu tha se ky qëndrim rrezikon hebrenjtë francezë dhe nxit urrejtje.
Ndërkohë, Izraeli mbetet i vendosur në qëndrimin e tij për lirimin e të gjitha pengjeve nga Gaza dhe nuk ka pranuar marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga ndërmjetësit, të cilën Hamasi e ka miratuar.