-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi nuk votoi për Donika Gërvallën: Jo për arsye partiake

Kryesoret

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti Selimi, nuk mori pjesë në votimin për Donika Gërvallën si kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se vendimi i saj nuk ka të bëjë me motive partiake, por lidhet me deklaratat e Gërvallës në vitin 2020, kur kjo e fundit kishte kundërshtuar propozimin e bashkëshortit të deputetes, Rexhep Selimi, si shef i grupit parlamentar të VV-së.

Selimi publikoi sqarimin e saj në Facebook, duke theksuar se e bëri për hir të transparencës dhe respektit ndaj votuesve.

Në votimin e mbajtur të mërkurën, as Donika Gërvalla e as Albulena Haxhiu nuk arritën të zgjidhen kryeparlamentare, pasi nuk morën më shumë se 57 vota.

Seanca e radhës për votimin e kryetarit të Kuvendit do të mbahet të premten në orën 11:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit