-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia i jep lamtumirën e fundit Pippo Baudos, legjendës së televizionit

Kryesoret

Në një ceremoni prekëse në Kishën Santa Maria della Stella, u zhvillua sot funerali i Pippo Baudos, prezantuesit legjendar italian që u nda nga jeta më 16 gusht në moshën 89-vjeçare.

Ceremonia drejtohej nga Ipeshkvi Calogero Peri dhe Don Giulio Albanese, të cilët ndanë kujtime për javët e fundit të jetës së Baudos, ku ai vuante dhe ndodhej nën ndikimin e morfinës.

“Ai kërkonte kuptimin përtej suksesit, sepse ai vetëm nuk mjafton për lumturinë”, u shpreh Ati Albanese.

Me vdekjen e tij, mbyllet një kapitull i rëndësishëm në historinë e televizionit dhe kulturës italiane. Baudo, i njohur për drejtimin e 13 edicioneve të Festivalit të Sanremos dhe si zbulues talentesh, mbetet një figurë e paharrueshme në ekran për më shumë se 60 vjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit