Princi William, Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre pritet të zhvendosen në Forest Lodge, një rezidencë luksoze me tetë dhoma gjumi në zonën e Windsor-it, duke e bërë atë shtëpinë e tyre të përhershme.
Lajmi është konfirmuar nga Pallati Kensington, që bëri të ditur se familja do të vendoset në rezidencën e re “më vonë gjatë këtij viti”.
Ky vendim ngre pikëpyetje për rolin e ardhshëm të Pallatit Buckingham si rezidenca zyrtare e monarkisë, në një kohë kur godina historike në Londër ka kaluar nëpër rikonstruksione të kushtueshme.