Administrata amerikane ka vendosur sanksione ndaj katër zyrtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, përfshirë dy gjyqtarë nga Franca dhe Kanadaja, si dhe dy prokurorë nga Fixhi dhe Senegali.
Sipas Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, masa vjen si reagim ndaj përpjekjeve të GJPN-së për të hetuar qytetarë amerikanë dhe izraelitë pa pëlqimin e këtyre vendeve.
SHBA i konsideron këto veprime si një politizim të drejtësisë dhe si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.
Sanksionet përfshijnë ndalim udhëtimi, ngrirje pasurish dhe bllokim transaksionesh financiare.
Vendimi vjen në vazhdën e tensioneve për hetimet mbi krimet e dyshuara të luftës në Afganistan dhe Gaza.








