-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rregulla të reja në shkolla/ Fokus te siguria dhe disiplina

Kryesoret

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin zyrtar për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në arsimin parauniversitar, duke përcaktuar masa konkrete që prekin sigurinë, sjelljen dhe organizimin në shkolla.

Në fokus janë parandalimi i dhunës dhe bullizmit, ku kërkohet zbatimi i Planit Kombëtar të Veprimit dhe ngritja e këndeve “Stop dhunës në shkollë” e ekipeve “antibulling” në çdo institucion arsimor.

Gjithashtu, nënvizohet rëndësia e përfshirjes së mësuesve koordinatorë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe monitorimi i etikës në shkolla.

Një tjetër masë e rëndësishme është ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në ambientet shkollore, duke kërkuar përfshirjen e rregullave të qarta në rregulloren e brendshme të çdo shkolle.

MAS gjithashtu udhëzon që shpërndarja e teksteve shkollore të kryhet me transparencë dhe sipas grafikut të miratuar, ndërsa klasat I–IX do të pajisen me libra falas.

Udhëzimi thekson rolin e strukturave psikosociale në shkolla dhe kërkon përfshirje aktive të ZVAP-ve dhe drejtorive në zbatimin e këtyre masave për një vit shkollor më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të disiplinuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit