Prej më shumë se një jave, zjarrfikësit në Spanjë po përballen me një sërë zjarresh të mëdha që po përhapen në gjithë vendin.
Një prej vatërave më aktive është në zonën Korporales, në rajonin verior të Leonit, ku po ndihmojnë edhe kolegët nga Franca. Aktualisht janë mbi 23 zjarre aktive, ndërsa më shkatërruesi është ai në Orenses të Galicias, që ka djegur mbi 44 mijë hektarë tokë dhe dhjetëra banesa.
Në total, këtë verë janë djegur mbi 380 mijë hektarë pyje, sasia më e madhe në 30 vitet e fundit. Mbi 3,400 zjarrfikës, me ndihmën e mjeteve ajrore dhe ekipet ndërkombëtare, po luftojnë me flakët që kanë marrë jetën e 4 personave deri tani. Ndërkaq, 37 persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme.
Temperaturat e larta mbi 40 gradë, ajri i thatë dhe erërat e forta kanë përkeqësuar situatën, ndërsa ndryshimet klimatike po ndikojnë në rritjen e zjarreve në gjithë rajonin mesdhetar.








