Kristjan Asllani do të transferohet te Torino, por zyrtarizimi i marrëveshjes me Interin është shtyrë për shkak të vonesave në dokumentacion.
Mesfushori shqiptar ka kryer vizitat mjekësore dhe është arritur akordi mes klubeve, por prezantimi i tij pritet të ndodhë pas përfundimit të ndeshjes Inter–Torino.
Ende nuk dihet nëse do të jetë gati të debutojë për ekipin e ri në javën e ardhshme të Serie A.
/5pyetjet.al