Ish-presidenti Ilir Meta që aktualisht ndodhet në paraburgim shkruan se Artur Zheji, që ndërroi jetë ditën e sotme ka dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji. Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt.
Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale. Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta! I paharruar kujtimi i Tij! Të prehet në paqen e merituar” shkruan ai.