Në kuadër të operacionit “Koordinata”, policia asgjësoi rreth 2 mijë bimë kanabis në Shkodër 186 në Postribë dhe 1801 në Vaun e Dejës.
Tre kryetarë fshatrash u proceduan për shpërdorim detyre, ndërsa kultivuesit nuk janë identifikuar.
Në Lezhë, u arrestua një 38-vjeçar në Laç, pasi kishte mbjellë 116 bimë kanabis në oborrin e shtëpisë.
Operacioni antikanabis vijon në shkallë vendi.