Policia e Tiranës njofton se ka nisur hetimin në gjendje të lirë për biznesmenin e ndërtimit Julian Morina. Në njoftimin e bluve të Tiranës thuhet se hetimi ndaj Morinës ka nisur për shkak se dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës drejtuesin e portalit Timoni.al, Almer Toska. Morina u thirr dje në Policinë e Tiranës dhe raportohet se është pyetur për rreth 2 orë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda pas komunikimit me Prokurorin nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin A. T., me detyrë administrator i një portali online”, informoi Policia e Tiranës.