-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta masive në Australi në mbështetje të Palestinës

Kryesoret

Mijëra qytetarë protestuan këtë të diel në qytete të mëdha të Australisë si Sidnei, Melburn dhe Brisbane, në mbështetje të Palestinës. Protestat u zhvilluan vetëm dy javë pasi qeveria australiane njohu zyrtarisht shtetin palestinez më 11 gusht.

Sipas organizatorëve, morën pjesë rreth 350,000 vetë, ndërsa policia raportoi një numër më të ulët. Protestuesit kërkuan ndalimin e luftës në Gaza dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit.

Vendimi i kryeministrit Anthony Albanese për njohjen e Palestinës ka acaruar marrëdhëniet me Izraelin.

Kryeministri Netanyahu e akuzoi Albanese për “tradhti ndaj Izraelit”, ndërsa ky i fundit u përgjigj se nuk i merr sulmet personale dhe respekton liderët ndërkombëtarë.

Protestat pasqyrojnë polarizimin në rritje të opinionit publik global mbi konfliktin në Lindjen e Mesme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit