Janë publikuar rezultatet për studentët fitues në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2025-2026.
Mesatarja e pranimit në degën Mjekësi e Përgjithshme është 9.7, ndërsa maturantët duhet të kenë të paktën 8.5 mesatare dhe të kalojnë një test informatizuar.
Për këtë vit, nga 2029 aplikime janë testuar 1202 maturantë dhe janë përzgjedhur 436.
Pas mjekësisë, degët më të preferuara janë stomatologjia dhe farmacia, me respektivisht 384 dhe 110 të pranuar nga mijëra aplikime.
Afati për ankesa është deri më 27 gusht, ndërsa regjistrimet fillojnë më 29 gusht.