Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, ka ngritur një tjetër akuzë për korrupsion, duke pyetur publikisht se ku janë zhdukur 13 milionë euro nga projekti i EkoParkut.
Në një video në rrjetet sociale, Balliu akuzon institucionet për heshtje dhe mungesë hetimi mbi këtë aferë të dyshuar me fondet publike, duke kërkuar përgjegjësi nga firmëtarët e projektit.