Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga jeta të shtunën teksa ndodhej në Sarandë. Më pas miqtë, kolegët, të afërmit dhe bashkëpunëtorët do t’i japin lamtumirën e fundit, për t’u përcjellë në Varrezat e Tufinës. Regjisori Kiço Londo ndau një mesazh të ndjerë, duke kujtuar figurën e mikut të tij:
“Vijmë nga i njëjti ajër, nga e njëjta krahinë, nga një gjak e nga i njëjti kurs në këtë shkollë të mrekullueshme. Sot është një ditë zie e thellë. Është një ditë ku të gjithë duhet të qajmë për dritën që humbëm, për mendimin e thellë që nuk do ta kemi më, për Arturin që jo vetëm trashëgonte një gjen gjeniu, por mbante edhe një damar të fortë gjeniu brenda vetes. Dritë e madhe që humbëm, por shpresa është që dita që Arturi po lë pas të na ndihmojë të bëhemi më të mirë,” u shpreh Londo.