Në moshën 81-vjeçare, është ndarë nga jeta Bujar Tafaj, një nga figurat e njohura të futbollit shqiptar.
Ai ka qenë portier i ekipit të Tiranës gjatë viteve ’60-’70, ku fitoi tre tituj kampion, si dhe mbrojti portën e Pogradecit.
Klubi bardheblu i ka dedikuar një postim lamtumire në rrjetet sociale, duke nderuar kontributin e tij në historinë e futbollit shqiptar.