Pse disa njerëz edhe kur ikin nga kjo botë, duket sikur s’ikin kurrë!
Pse për disa njerëz nuk të besohet se kanë ikur, madje edhe kur e dëgjon mirë e mirë, se ç’lutesh e thua, po mbase nuk është e vërtetë…..
Pse për disa njerëz, edhe sado që të rrojnë duket sikur rrojtën pak,
Pse për disa njërëz themi se s’patën fat të rrojnë më gjatë….
Pse për disa njerëz nuk ngopesh së dëgjuari dhe së mësuari prej tyre……
Sepse ata janë njerëz që rrojnë në memorie për atë që kanë bërë
Sepse ata janë njerëz që kanë mbushur memorien e Kombit
Sepse njerez te tille jane te rralle, ai gjithmone, debatonte, ligjeronte aq shtruar, analizonte dhe s’e degjuam kurre te bertiste, te ofendonte, fliste kur duhej e kete e bejne njerezit savant si Tur Zheji
Sepse ata janë njerëz, që nëse ka gjamë burrash akoma, atyre duhej t’i bëhej……
Për të cilët nuk qan vetëm familja dhe të dashurit, por edhe Zotat që duan Shqipërinë…..
Ky ishte Tur Zheji që gjithë kohën:
i kërkonte urtësi Zotit dhe ai që i jepte probleme për të zgjidhur….
i kërkonte forcë dhe ai i jepote vështirësi…..
i kërkonte guxim dhe ai jepte rreziqe……
i kërkonte dashuri dhe ai i jepte njerëz në vështirësi për t’i ndihmuar…
Ndaj i madhi Zheji, sikundër i Ati, e Ëma e Xhaxhai nuk ikën, por thjesht rrisin shpejtësinë e perceptimit të veprave të lëna pas.
I paharruar qoftë kujtimi yt për ne, o Tur Zheji
U prehfsh në paqe, dhe me siguri Zoti do të shtrojë sixhade sesi të ruash madhështinë tënde prej 360 grade edhe për të tjerët atje lart.
Bekuar qoftë vepra dhe fjala jote!
Amin